32-vjeçarja e cila plagosi me thikë bashkëshortin pas një konflikti është proceduar në gjendje të lirë. Ndërkohë, është arrestuar bashkëshorti 34-vjeUar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin F. Gj., 34 vjeç, banues në Tiranë, dhe proceduan në gjendje të lirë shtetasen A. N., 32 vjeçe (bashkëshortë). Ditën e djeshme, shtetasi F. Gj. ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes, në prezencë të fëmijës së tyre të mitur, ndërsa shtetasja A. N., gjatë konfliktit, e ka goditur 34-vjeçarin me mjet prerës (thikë). Shtetasi F. Gj. ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.

Si ndodhi ngjarja: 

Më datë 27.08.2022, në Don Bosko, në Tiranë gjatë një konflikti të çastit, shtetasja A. N., goditi me mjet prerës bashkëshortin, shtetasin F. Gj. 34-vjeçari e kishte dhunuar bashkëshorten e tij në sy të fëmijëve, para se ajo ta godiste me thikë, ndërsa vetë u dërgau në spital jashtë rrezikut për jetën.