Duket e kryer, Gjimshiti humbet për të tretën herë radhazi kombëtaren!
Pas kontrolleve të para është mësuar se Berat Gjimshiti ka marrë një goditje të fortë në kaviljen e djathtë. Për këtë motiv mbrojtësi nuk do të grumbullohet me Kombëtaren kuqezi.
Ai do të qëndrojë në Bergamo ku pritet që të fillojë fazën e rikuperimit, ndërsa Gasperini shpreson ta ketë gati për ndeshjen e radhës pas dy javësh, edhe pse mjekët për një datë të saktë kanë pranuar ta flasin pas një jave seancash.
