Kampionati Italian i futbollit, Serie A është bashkuar me Google për të luftuar piraterinë. Qëllimi i tyre është heqja nga Play Store e aplikacioneve që shkelin të drejtat e autorit duke riprodhuar në mënyrë jo ligjore këto përmbajtje.

Për të arritur qëllimin e tyre ato do të përdorin disa pajisje për të monitoruar rastet e shkeljeve të të drejtave të autorit nga aplikacionet që ndodhen në këtë dyqan, duke rritur mbrojtjen në platformë. Serie A dhe Google e ndërmorrën këtë iniciativë pas “një beteje të vazhduar dhe të pandërprerë” kundër piraterisë audio-vizuale, e cila dënonte aplikacionet pas raportimeve në Play Store të riprodhimit ilegal të përmbajtjes.

Zëvëndës presidenti i Google dhe Fabio Vaccarano përshkruan luftën kundër piraterisë si një përkushtim konstant, me kompaninë që po krijon një teknologji ad hoc për të mbrojtur zotëruesit e tyre. Kampionati Italian premton se do të vazhdojë fushatën e saj kundër piraterisë.

Lëvizje të tjera nga Google për të mbajtur Play Store të sigurt përfshijnë kërkimin për malware në aplikacionet prezente dhe sqarimin e kushteve të abonimit.