Dokumentet e paredaktuara në betejën ligjore në Arizona kundër Google tregojnë se kompania dhe inxhinierët e saj ishin të vetëdijshëm se e kishin bërë më të vështirë për përdoruesit që të mbajnë informacionin e vendndodhjes privat.
Këto dokumente sugjerojnë se Google grumbulloi të dhëna rreth vendndodhjes edhe pasi përdoruesit e çaktivizuan location sharing, dhe se i bënë më të vështira për t’u aksesuar privacy settings. Insider raporton se gjithashtu se Google i bëri presion prodhuesve të smartphone-ve për të mbajtur privacy settings të fshehura, pasi ato ishin mjaft të njohura nga përdoruesit.
Prokurori i përgjithshëm Mark Brnovich nisi një betejë gjygjësore me Google majin e kaluar, me pretendimet se kompania grumbulloi informacione rreth vendndodhjes pa marrë lejen e përdoruesve, dhe pse shërbimet e ndjekjes së vendndodhjes ishin të çaktivizuara.
Në dokumentet e lartpërmendura tregohet rasti i një punonjësi të Google kur u pyet “A ka ndonjë mënyrë për t’i dhënë një aplikacion të palës së tretë të dhëna rreth vendndodhjes, pa ia dhënë Google?” dhe u kuptua se kompania nuk dëshironte të shpërndante këtë lloj informacioni në media.
Zëdhënësi i Google, Jose Castaneda, tha se kundërshtarët që drejtojnë betejën ligjore kanë dalë nga rruga e tyre për të t’i dhënë një reputacion të keq shërbimeve të Google.