Roveri Curiosity i NASA ka kapur disa foto të reve në Mars, të cilat përshkruhen në një postim në blog si “lëmsha të mbushur me kristale uji që shpërndanë dritë nga perëndimi i diellit, me disa prej tyre që shkëlqejnë me ngjyra”.

Sipas NASA prania e reve në atmosferën e Marsit është një fenomen i rrallë, të cilat formohen zakonisht në ekuator gjatë kohës më të ftohtë të vitit. Shkencëtarët vunë re se vitin e kaluar (dy vite në kohën e Tokës) retë ishin formuar më herët seç pritej.

Këto pamje, përveç se janë tepër të mahnitshme, kanë siguruar disa informacione për ekipin Curiosity në NASA. Retë, të cilat normalisht lëvizin mbi 60 km mbi sipërfaqjen e planetit, janë krijuar nga uji i ngrirë. Mirëpo retë e hershme gjenden në lartësi më të mëdha, dhe janë të përbëra nga dioksidi i karbonit i ngrirë, ose nga dry ice.

Curiosity shkrepi fotografi me ngjyra dhe bardhë e zi, ku këto të fundit tregonin detajet më qartësisht. Ky rover shkrepi gjitashtu pamje të reve “mother of pearl” me ngjyra pastel. Mark Lemmon, një shkencëtar atmosferik tha në postimin e NASA se ngjyrat vijnë nga grimcat e reve identike në madhësi. “Kjo zakonisht ndodh kur retë sapo janë formuar dhe janë rritur me të njejtën normë.”