Google sapo ka përfunduar eventin e saj live Google I/O, ku u bënë shumë prezantime të ndryshme. Hidhini një sy këtyre prezantimeve më poshtë.
Android 12
Google zbuloi se Android 12 do të ketë një dizajn tërësisht të ri “Material You” me shumë ndryshime. Këtu keni më shumë informacione rreth tij.
Google po e bën vendin e punës më të ndërlidhur
Google prezantoi “smart canvas”, një iniciativë e re për Workspace office software që do ta bëjë më të lehtë punimin ndërmjet produkteve të ndryshme.
Gjuha e re LaMDA AI
CEO i Google Sundar Pichai prezantoi një demo mjaft impresionuese të një personi që bënte një bisedë me një AI të fuqizuar nga teknologjia LaMDA.
Bashkimi i Wear OS dhe Tizen mes Google dhe Samsung
Google prezantoi se Wear OS dhe Tizen i Samsung do të kombinohen në një platforme të unifikuar, e cila do të bëjë një hapje më të shpejtë të aplikacioneve dhe do të sigurojë një jetëgjatësi të shtuar të baterisë.
Projekti Starline krijon një model 3d të një personi që ulet pranë teje
Google demonstroi Project Starline, i cili përdor kamerat me rezolucion të lartë dhe depth sensors për të krijuar një model 3D të një personi “që ulet pranë teje”.
Kamera është më gjithëpërfshirëse në ngjyrën e lëkurës
Google po punon në disa updates për kamerën në mënyrë që ajo të riprodhojë ngjyrat e lëkurës tek njerëz të ndryshëm në mënyrë më të saktë.
Ndër shërbimet e tjera të prezantuar përfshihen krijimi i fotove të animuara nga still shots, një Locked Folder për fotot tuaja personale, suporti i çelësit dixhital për të hapur makinën tuaj dhe një health tool që identifikon problemet e lëkurës nëpërmjet kameras.