Google prezantoi sot versionin e fundit beta për Android 12 në Google I/O. Ai ka një dizajn tërësisht të ri të bazuar në një sistem të quajtur “Material You” me butona të mëdha, ngjyra të ndryshueshme dhe animacione më të këndshme.

Më poshtë do të paraqiten ndryshimet kryesore të sistemit operativ Android 12.

Material You design dhe widgets më të mira

Ndryshe nga versioni i parë i Materail Design, ky sistem do të “vendosë rregullat” e krijimit të ndërfaqjeve të reja. Sa herë që ju të ndërroni wallpaper, ngjyrat dominante të saj do të bëhen pjesë e launcher-it të smartphone-it. Gjithashtu në lock screen ora do të jetë shumë e madhe nëse nuk keni asnjë njoftim. Për sa i përket widgets, Google ka dizenjuar për aplikacionet e saj widgets të mëdha dhe me pamje të reja.

Butona më të mëdha dhe më tepër animim

Ndryshimi që vihet re menjëherë në Android 12 është përfshirja e elementëve të mëdha me animime mjaft të lira. Kjo gjë e bën sistemin disi më tërheqës dhe funksional, pasi do të jetë më i lehtë aksesimi i këtyre elementëve.

Notifications

Nuk do të mund të quhej një update i ri nga Google nëse nuk do të kishte një ndryshim në seksionin e Notifications. Diferenca kryesore mes dy versioneve është pamja estetike.

New privacy features in Android 12

Shërbimet e reja të privatësisë për kameran, mikrofonin dhe location

Kamera dhe mikrofoni tani do të tregojnë një pikë jeshile në pjesën e sipërme për të treguar kur janë në përdorim. Për location, Google po shton një tjetër opsion për llojin e aksesit që ju i jepni një aplikacioni. Për sa i përket App Tracking nuk ka ende asgjë të qartë.