Minuesit e kriptomonedhave kanë filluar tashmë të hakojnë adresa të personave në Google Cloud për të kryer veprime llogaritëse intensive që kanë të bëjnë me proçesin e minimit.

Pasi e zbuloi këtë gjë, Google ka lajmëruar menjëherë përdoruesit duke thënë se “Aktorë keqdashës janë zbuluar duke minuar për kriptomonedha në adresat e kompromentuara të Cloud”.

Minimi për kriptomonedha është një proçes përfitues që shpesh herë kërkon sasi të mëdha të fuqisë llogaritëse, të cilët përdoruesit e Google Cloud mund ta aksesojnë përmes një kostoje. Google Cloud është një platformë në të cilën përdoruesit ruajnë të dhënat e tyre.

Kompania tregoi se 86% e 50 adresave të hakuara u përdorën për të performuar minim të kriptomonedhave. Në shumicën e rasteve, një softëare për të kryer minimin u shkarkua vetëm 22 sekonda pas kompromentimit të adresës.

Studiuesit e Google zbuluan një skemë phishing nga grupi rus APT28/Fancy Bear dhe një tjetër të mbështetur nga qeveria e Koresë së Veriut, të cilët maskoheshin si rekrutues të Samsung duke i dërguar files të infektuara punonjësve në kompanitë anti-malware të Koresë së Jugut.

Kriptomonedha më e famshme në botë, Bitcoin, shpesh herë është kritikuar pasi kërkon energji intensive për t’u minuar.