Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Dibër për të njoftuar lejimin e qarkullimit të mjeteve në Rrugën e Arbërit, edhe pse ky aks nuk është përfunduar ende plotësisht.

Siç shihet dhe në pamjet e mëposhtme, një vajzë e mitur ka tentuar që të fotografojë kryeministrin, por nuk është lejuar nga truproja i Ramës.

Më vonë ka qenë vetë Rama ai që ka përdorur disa prej fëmijëve të pranishëm për të bërë foto, ndërkohë që nuk munguan as këngët me motive patriotike.

Sa i takon kalimit në rrugën e Arbërit, ministrja Belinda Balluku apeloi që drejtuesit e mjeteve të jenë të kujdesshëm, pasi punimet nuk kanë përfunduar plotësisht.