Sa herë që jemi në udhëtime me familjen ose miqtë përdoren pajisje të ndryshme për të shkrepur fotografi të ndryshme tonat. Me sa duket Google ka në plan të na e thjeshtësojë proçesin e sigurimit të këtyre fotove.

Shared albums në Google Photos mund të përfshijnë një shërbim të ri “Ask friends for photos”, i cili do t’ju lejojë të kërkoni fotografitë direkt nga miqtë ose kontaktet tuaj.

Prania e këtij shërbimi u zbulua nga Jane Manchum Wong, e cila më pas shpërndau në Twitter disa screenshots të këtij shërbimi. Mënyra se si “Ask friends for photos” funksionon është duke gjeneruar një link të cilin mund t’ia dërgosh personit që do t’i kërkosh fotografitë, dhe ai më pas do të bëjë upload të gjitha fotot ose videot e kërkuara. Limitimi i vetëm është se të dy personat duhet të kenë të instaluar aplikacionin Google Photos për të aksesuar linkun.

Ne mendojmë se shërbimi “Ask friends for photos” do të jetë shumë i përdorur sa herë që ne marrim pjesë në mbledhje familjare, udhtime ose dasma të ndryshme. Megjithatë ky shërbim duket të jetë në fazë testimi dhe ende nuk e dimë saktësisht se kur do të jetë i disponueshëm për të gjithë përdoruesit.

geek