Ngjarja e ndodhur më 9 Maj, në kërkim autori i tretë .

Janë arrestuar dy nga 3 autorët e dyshuar të grabitjes së milionave lekëve në bankën e nivelit të dytë në Koplik të Malësisë së Madhe.

Sipas burimeve pranë policisë mësohet se dy të arrestuarit janë nga zona e Bajzës. Ndërsa po punohet për kapjen e personit të tretë të përfshirë në këtë ngjarje.

Më 9 maj, tre persona të maskuar hynë në bankën e këtij qyteti, duke grabitur në orët e mesditës shumat prej 10.000 euro, 1000 dollarë dhe rreth 400.000 lekë të reja.

Vetëm pak minuta pas ngjarjes, automjeti i tip ‘Golf’ që u përdor për grabitjen u gjet i djegur në dalje të Koplikut. Autorët nën kërcënimin e armëve morën një tjetër mjet për të humbur gjurmët për rreth 1 muaj./tvklan