Policia e Lezhës ka mundur që të identifikojë nga  autorët e dyshuar të grabitjes së ndodhur në fshatin Spiten. Autoritetet sqarojnë se në grabitje kanë marrë pjesë 2 persona, por deri tani vetëm një prej tyre është identifikuar.

Mësohet se në kërkim është shpallur 23-vjeçari Paulin Dokaj, i cili akuzohet se është autori i grabitjes, ku u terrorizua një çift bashkëshortësh.

Policia sqaron se 23-vjeçari në bashkëpunim me një person tjetër kanë arritur që të marrim me dhunë një sasi lekësh dhe 2 aparate celularë.