Deputeti i zgjedhur nga radhët e Partisë Demokratike, dhe një nga rivalët kryesorë për të marrë postin e kryetarit përballë Lulzim Bashës, Agron Shehaj ka paralajmëruar sot një konferencë me gazetarët, ku pritet të prezantojë dhe platformën e tij.

Shehaj e njofton konferencë përmes rrjeteve sociale, ku falenderon të gjithë ndjekësit e tij për mbështetjen që i kanë dhënë pas shpalljes së kandidaturës.

Shehaj: Të dashur miq. Ju falenderoj për mbështetjen e vazhdueshme. Sot kam thirrur mediat për konferencë shtypi në orën 18.00. Ju ftoj të më ndiqni!

Përveç Shehajt në garën për kreun e PD-së është edhe Edith Harxhi, Lulzim Basha dhe Fatbardh Kadilli, ndërsa u përjashtuan nga Kryesia 5 kandidatura, përfshirë dhe ajo e Ibsen Elezit.