Ngjarja e grabitjes së Nazmi Cangut vijon të mbetet pa një person të dyshuar.

Policia dhe prokuroria e Krujës të vetmen provë që kanë dhe qe mund ti çojë drejt zbardhjes së autorëve është gjetja e një kapeleje.

Kapelja është gjetur ne ambientet e brendshme të shtëpisë.

Në kapele janë gjetur material flokësh dhe është marrë një profil ADN nga djersa në kapele.

Për momentin kjo është prova e vetme qe mund të sjelle identifikimin e skuadrës qe sulmoi me armë dhe torturoi e me pas grabiti Nazmi Cangun.

Mësohet se në polici janë shoqëruar mbi 30 persona për t’u pyetur, kryesisht kontigjent kriminal i zonës.

Si ndodhi ngjarja

10 persona kanë hyrë në banesën e biznesmenit Nazmi Çangu, ndërsa ai dhe gruaja me katër fëmijët flinin në datën 24 tetor. 

Grabitësit kanë marrë kryefamiljarin Nazmi Çangu e kanë mbyllur në një dhomë ndërsa anëtarët e tjerë të familjes, gruan dhe  fëmijët, në katin e tretë.

Më pas biznesmenin e kanë torturuar për ti marrë çelësin e kasafortës nga ku më pas kanë marrë para dhe bizhuteri me vlerë 100 mijë euro.