Për momentin është një emër surprizë në krye të kampionatit spanjoll. Janë basket e Sociedad që ruajnë kryesimin në pritje të Real Madrid që ka një ndeshje më pak, pas barazimit që morën shumë të merituar ndoshta edhe fitoren e meritonin, ndaj Atl. Madrid.

Këta të fundit pas humbjes me Liverpool sërish bënë një pjesë të parë të dobët ku lejuan basket të shënonin 2 herë e më pas u ngritën duke barazuar në 2-2.

Ishte Luis Suarez me dygolësh që shpëtoi Simeonen ndërsa Sorloth dhe Isak shënuan për basket në një ndeshje shumë emocionuese.