U zhvendosën për shkak të problemeve me tokën
28 familje të fshatit Kodër Zgjupë në Gramsh janë akomoduar në apartamente të reja, pasi në zonën ku ato ndodheshin u evidentua paqëndrueshmëri gjeologjike dhe rrëshqitje e tokës.
Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku e cila mori pjesë në ceremoninë e dhënies së çelësave të apartamenteve për banorët tha se qeveria ka bërë vetëm shpronësimin e banesave për shkak të paqëndrueshmërisë gjeologjike të zonës, ndërsa toka bujqësore mbetet e banorëve.
Deri në momentin e ndërtimit të apartamente disa familje u mbështetën përmes një program të veçantë për dhënien e bonusit të qirasë.Ministrja siguroi se punimet janë kryer me cilësi. Instrumenti për ndarjen e banesave është në bazë të numrit të banorëve.
