Home ELBASANI SOT PALLATI I RREZIKON JETËN,BANORËT APEL PËR NDIHMË

PALLATI I RREZIKON JETËN,BANORËT APEL PËR NDIHMË

34

5 familje jetojnë çdo ditë me frikë

Pallati në të cilin jetojnë 5 familje në fshatin Lisaj të njësisë administrative Kajan në bashkinë e Belshit prej shumë vitesh jetojnë të frikësuar se pallati mund të shëmbet dhe ti rrezikojë jetën. Ky pallat është ndërtuar në vitin 1988 dhe tërmeti I vitit 2019 e dëmtoi duke I rrezikuar jetën banorëve që jetojnë aty. Ata thonë se jetojnë çdo ditë me frikën se shtëpia mund t’ju shembet dhe ti zërë brenda.

Kërkesat drejtuar bashkisë së Belshit kanë qenë të vazhdueshme por deri më tani ata nuk kanë marrë asnjë ndihmë dhe vijojnë të jetojnë në këto kushte.

Nga pallati janë larguar 4 familje për shkak se shtëpitë e tyre kanë pësuar dëmet më të mëdha . Gjatë periudhës së tërmeteve në vitin 2019 disa prej familjeve zgjodhën që të qëndronin në çadër por për shkak të kushteve të vëshira u detyruan të rikthehen sërisht në ndërtesën e cila është e dëmtuar dhe I rrezikon jetën. Bashkia e Belshit është në dijeni të këtij rasti por burime pranë saj konfirmojnë se ata nuk kanë fonde për të investuar.