Një 61-vjeçar i identifikuar si Feruzan Zeneli ka ndërruar jetë pasi ka humbur kontrollin e mjetit bujqësor, tip traktor.Mësohet se viktima sapo e kishte rregulluar mjetin e tij tip traktor dhe po kthehej në shtëpi.Në atë moment, 61-vjeçari Zeneli ka humbur kontrollin duke ndërruar jetë si pasojë e përplasjes. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Skëndërbegas të Gramshit