Më qëllim ruajtjen e sigurisë publike.

Vendosja e kamerave te sigurisë  në vende publike po realizohen nga bashkitë e qarkut të Elbasanit. Pas bashkisë së  Elbasanit e dyta e cila ka vendosur kamera në ambientet publike është bashkia e Gramshit. Sipas burimeve pranë këtij institucioni monitorimi me kamera do të behet 24 orë .

Projekti është realizuar tashmë në në qëndër të qytetit dhe në rrugët kryesore por pritet që me kamera të pajisen edhe rrugë të tjera dhe zona që kanë numër më të shtuar të qytetarëve . Vendosja e kamerave është bërë më qëllim ruajtjen e sigurisë publike .

Edhe pse qyteti I Gramshit nuk ka nivel shqetësues të kriminalitetit sërisht vendosja e kamerave të sigurisë do të ndihmojë në mbarëvajtjen e rendit.