Home ELBASANI SOT GRAMSHI ME SPITAL POR PA MJEKË

GRAMSHI ME SPITAL POR PA MJEKË

20

Doktorët e rinj refuzojnë të shkojnë për të punuar

Mban emrin spital por zor se i plotëson kushtet për të qenë i tillë pasi në spitalin e Gramshit mungon mjeku reaminator, okulist, imazherist, endrokrinolog, dermatolog, gastrohepatolog, nefrolog dhe eurolog. Ky problem vijon prej disa vitesh tashmë dhe duket se nuk ka ende një zgjidhje çka nga ana tjetër ka bërë që qytetarët ti drejtohen spitalit rajonal të Elbasanit për të marrë ndihmë mjeksore.

 Të vetmit të cilët janë aktualisht duke ushtruar profesionin e mjekut në këtë spital janë ata që kanë dal në pension! Shefi i Burimeve Njerzore te spitalit te rrethit te Gramshit Fatbardh Çekrezi shprehet se faktor kryesor mbetet mos deshira e mjekve te rinjë të punojnë në Spitalin e Gramshit pasi fokusohen drejt Tiranës apo largimit nga vendi.

Po ashtu qytetarët e Elbasanit shprehen tepër të shqetësuar pasi për të pasur një sherbim shendetesor ata duhet te udhetojn kilometra larg drejtë Elbasanit.

Mungesa e mjekëve specialist nuk është problem vetëm në spitalin e Gramshit por gjithashtu edhe në qëndrat shëndetësore të kësaj bashkie pasi në shumë prej tyre mungon mjeku.