Nga sot, 24 dhjetor, maska bëhet e detyrueshme në të gjitha ambientet e jashtme dhe të brendshme, madje edhe në palestra dhe lokale.

Sipas masave të reja qytetarët duhet të mbajnë dy maska në supermarketet dhe në mjetet e transportit publik.

Masat kanë hyrë në fuqi sot në orën 06:00 të mëngjesit, 24 dhjetor, deri më 2 janar.

Greqia ka ndaluar organizmin e festave për Krishtlindje dhe Vitin e Ri, shkruan CNN Grek.

Për të gjithë  personat që hyjnë në Greqi, përveç testit që kërkohet të bëjnë para se të hyjnë në vend, duhet të kryejnë tampon ditën e dytë dhe të katërt që nga momenti i mbërritjes në shtetin helen.

Ndër të tjera rekomandohet testim për Covid, përpara çdo ngjarjeje, apo eventi social.

Masat e detajuara:

Të gjithë qytetarët, pavarësisht nga statusi i tyre i vaksinimit, kërkohet të mbajnë maskë brenda dhe jashtë, duke përfshirë palestrat, restorantet dhe baret, maska do të hiqet vetëm kur qytetarët hanë ose pinë.

Bëhet i detyrueshëm përdorimi i një maskë të dyfishtë ose një maskë me mbrojtje të lartë (KN95) në supermarkete dhe transport publik.

Festimet publike të Krishtlindjeve janë të ndaluara në të gjithë vendin dhe ato që janë  planifikuar janë anuluar tashmë.

Për sa i përket masave, vihet re se mosrespektimi do të sjellë gjobat administrative përkatëse  ndërsa më 27 dhjetor komiteti teknik i ekspertëve do të mblidhet për të vlerësuar efektivitetin e tyre dhe për të vendosur nëse nevojiten masa shtesë para ose pas datës 3 janar.