Greqia i ka dërguar një sasi të konsiderueshme armësh dhe municione ushtrisë ukrainase.
Mediat e vendit fqinj bëjnë me dije se 122 autoblinda të llojit “BMP-1 IFV” janë dërguar në Ukrainë së bashku me 15,000 municione për armën kryesore.
Armatime të tjera që Greqia ka vendosur t’ia dërgojë ushtrisë ukrainase janë:
2,100 raketa 122mm
17,000 predha artilerie 155mm
20,000 kallashnikovë me 3.2 milionë municione
1,100 RPG-18
60 FIM-92 Stinger MANPAD