Greqia pritet të ndihmojë Shqipërinë në luftën ndaj koronavirusit.
Mësohet se shteti fqinjë do t’i japë Shqipërisë 20 000 vaksina kundër koronavirusit.
Në një komunikim për mediat, zëdhënësi i qeverisë greke Aristotelis Peloni tha se vendimi u mor pas konsultave me Komisionin Europian.
Krahas Shqipërisë, siç raporton “Kathimerini“, 20 000 vaksina të tjera do t’i jepen edhe Maqedonisë së Veriut sipas zyrtarit grek, i cili nuk specifikoi në fakt se çfarë prodhimi do të jenë ato.
