Home AKTUALITET Me armë zjarri dhe fishekë në makinë, arrestohet 38-vjeçari në Shkodër

Me armë zjarri dhe fishekë në makinë, arrestohet 38-vjeçari në Shkodër

26

 

Një 38-vjeçar është arrestuar sot në Shkoder.

Sipas policisë, shtetasi me iniciale H.N. është konstatuar në makinë, duke bërë lëvizje të dyshimta dhe pas kontrollit iu gjet arma e zjarrit.

I dyshuari do të hetohet nga Prokuroria e Shkodrës, për armëmbajtje pa leje.

Njoftimi i policisë:
Në zbatim të planit të masave për kapjen e personave që qarkullojnë me armë zjarri me vete, si rezultat i kontrolleve të befasishme nga Forca e Posaçme “Shqiponjat”, u kap dhe u arrestua në flagrancë shtetasi H. N., 38 vjeç, banues në lagjen ‘‘Tre Heronjtë“ Shkodër.

Gjatë patrullimit në lagjen “Tre Heronjtë”, Shkodër, shërbimet e Policisë, pasi kanë konstatuar një automjet që kryente lëvizje të dyshimta, janë vënë në ndjekje dhe kanë bërë të mundur ndalimin e drejtuesit dhe bllokimin e automjetit.

Gjatë kontrollit në automjet, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë me një krehër me fishekë.
Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”