Tërmete me magnitudë mbi 4 ballë kanë tronditur rajonin e Evias në Greqi rreth orës 6:32 të mëngjesit. Lëkundjet janë ndjerë edhe në Atikë.

Tërmeti i parë ka ndodhur pak pas orës 6:30 të mëngjesit të së martës dhe është ndjerë veçanërisht në Atikë. Sipas Institutit Gjeodinamik, tërmeti ishte me magnitudë 4.8 Rihter dhe epiqendra e tij ishte Evia.

Tërmeti ka ndodhur në orën 6:32 me qendër 9 km në juglindje të zonës Zarakes. Tërmeti kishte një thellësi fokale prej vetëm 13.3 km dhe për këtë arsye u ndje veçanërisht në disa zona.