Greqia pritet të shtrëngojë masat anticovid në pikën kufitare të Kakavijës nga dita e hënë.

Prej datës 1 mars e në vazhdim, numri i shtetasve që d o të lejohen të hyjnë në territorin grek përmes pikës kufitare të Kakavijës do të reduktohet në 400, nga 700 që është tani, numër i përcaktuar prej gushtit të kaluar.

Për personat që do të hyjnë në territorin grek, karantina e detyrueshme nuk do të jetë 7 ditë, po 14 dhe orari i lëvizjes do të reduktohet duke lejuar lëvizjen nga ora 07:00 deri në orën 19:00.

Për të gjithë personat që do të hyjnë në Greqi testi i shpejtë Covid  do të bëhet edhe nga shoferët e kamionëve, të cilët kanë qenë të përjashtuar deri sot.

Këto vendime priten të zyrtarizohen nga dita e hënë e në vazhdim.