Greqia ka vendosur masat e reja shtrënguese anti-Covid për hyrjet në vend.

Sipas njoftimit zyrtar të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme nga data 19 dhjetor-10 janar të vitit që vjen, të gjithë ata që duan të vizitojnë shtetin grek duhet të jenë të pajisur me test PCR 72 orë ose 24 orë para udhëtimit.

Masa vlen për të rriturit dhe fëmijët mbi 5 vjeç, pavarësisht nga vaksinimi.

Njoftimi zyrtar:

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme njofton masat e reja të vendosura nga Greqia, për hyrjet në vend.Duke filluar nga data 19 dhjetor 2021, ora 06:00 deri në datë 10 janar 2022, ora 06:00, të gjithë ata që udhëtojnë drejt Greqisë, pavarësisht kombësisë, pavarësisht në qoftë se janë të vaksinuar ose kanë qenë të diagnozuar me COVID-19, janë të detyruar të paraqesin: Test negativ PCR, kryer brenda 72 orëve, përpara udhëtimit. OSE
 Test të shpejtë antigjenik, kryer brenda 24 orëve para udhëtimit. Të gjithë udhëtarët që hyjnë në territorin e Republikës së Greqisë, duhet të plotësojnë formularin elektronik PLF (Passenger LocatorForm), në adresën elektronike https://travel.gov.gr, me të dhënat e tyre të kontaktit në Greqi, përpara mbërritjes. Masa vlen për të rriturit dhe fëmijët mbi 5 vjeç, pavarësisht nga vaksinimi. Pikat kufitare të Kakavisë, Kapshticës dhe Qafbotës funksionojnë gjatë 24 orëve. Pika kufitare e Tre Urave funksionon nga ora 08:00 deri në orën 20:00.

Ky rregull i vendosur nga Ministria greke e Shëndetësisë, vjen si masë për parandalimin e përhapjes së variantit të ri të pandemisë, Omicron.

(E.D/faxweb.al)