Një tërmet është regjistruar mëngjesin e sotëm në Kretë të Greqisë, zona e cila prej muajsh është kthyer në epiqendër të lëkundjeve.

Mediat greke raportojnë se tërmeti me magnitudë 4.3 të shkallës rihter është regjistruar në orën 05:45 të mëngjesit.

Epiqendra ka qenë 42 km në perëndim të Paleochora në prefekturën e Chania në Kretë. Thellësia e tërmetit ishte 17.5 km. /Abcnews.al