Ky është momënti kur personat me aftësi të kufizuar futen në godinën ku do të qëndrojnë në grevë urie.

Heqja e kempit dhe e paketës higjeno sanitare nga Ministria e Shëndetësisë ka bërë që ditën e sotme rreth 6 persona me aftësi të kufizuar të marrin vendimin drastik për tu future në grevë urie. Pavarësisht kërkesave dhe thirrjes së tyre prej afro dy javësh asnjë nga institucionet përgjegjësë nuk ka reaguar për t’iu dhënë një arsye për heqen e kempit që për ta është jetik. Me lot në sy ata bëjnë thirrje që ministria të mos i heqi të vetmet të ardhura që kanë në këto prag festash.

Edhe pse thirrjet kanë qenë publike dhe prej disa ditë as Shërbimi social në Elbasan nuk ka reaguar për t’iu dhënë të paktën këtyre personave se kush është shkaku i heqjes së ndihmës financiare por i kanë braktisur duke i lënë në rrugë dhe të uritur. Nga ky vendim i ministrisë preken rreth 160 persona me aftësi të kufizuar në Elbasan./egnatia news