Deputetja demokrate Grida Duma ka deklaruar në seancën e sotme plenare se progres raporti për vitin 2021 thotë se 54% e shqiptarëve janë të kequshqyer dhe kjo sipas vjen për shkak të vafërisë dhe keqeverisjes.
Ndër të tjera Duma ironizoi edhe deklaratën e kryeministrit Edi Rama, i cili e quajti Sali Berishën “të vdekur politikisht”, duke thënë se në Shqipëri duhet të gjallojë jeta politike reale.
Grida Duma: Nuk ka një individ në këtë salllë që nuk ndjen turp kur progres-raporti i 2021 thotë se shqiptarët 54% janë në nivelin e kequshqyer. Kush është krenar që përfaqëson Shqipërinë? Kequshqyer në gjysmat e rasteve për shkak të varfërisë dhe kequshqyer për gjysmat e tjera të rasteve sepse ka një injorancë ndërgjegjësimi për të treguar se cfarë do të thotë mirëqënie, që tek ushqyerja dhe edukimi e arsimi. Pse? Sepse ka një injorancë ndërgjegjësimi. Nëse ka kequshqyerje ka patologji dhe buxheti për sëmundje duhet të jetë dyfish. A duhet të respektojmë më marrveshjen me Pfizer? Ajo mbetet për t’u diskutuar përtej vaksinave është studumi që tregon se familjet shqiptare kanë paguar 813 euro për covidin.
Kjo është keqqeverisje që con në kequshqyerje reale, biologjike, mendore. Nëse kjo marrëveshje për 1 mln doza Pfizer bën pjesë në paketën e shpenzimeve, mos duhet rishikuar? Nuk dua t’u jap shifra të tjera, patjetër që kjo pandemi e ka ulur buxhetin, por duhet kritikuar ndonjëherë vetvetja. Nuk ka buxhet shëndetësie perfekt, por ne nuk meritojmë që me kaq burime sa kemi të jemi të fundit dhe as të parafundit në kontinent dhe as mos të shikojmë që realitet evolojnë dhe ajo që bëjmë ne është të rrimë në regresin pas.
Unë dhe ju dëgjuam atë metaforën ekzistenciale “të gjallët dhe të vdekurit”, këtu ka ca të vdekur që unë s’i njoh të gjallë etj. Të kallurit e patretur dhe të gjallët e parilindur duhet të kuptojnë se duhet të gjallojë jeta politike reale në Shqipëri. Që të gjallojë kjo nuk duhet që presidenti të jetë ai individi që dikush thotë thotë ma jepni tuajin dhe me këta tanët e miratojmë. Presidenti për aq pak kompetenca sa i kanë ngelur, ndoshta duhet të ishte i zgjedhur në mënyrë referendare qoftë kjo me një kod moral me popullin shqiptar, aq më tepër që klasës politike shqipatre i ka rënë kredibiliteti.