Qarku I Elbasanit “I pastër”
Prej disa ditësh vendi ynë është përfshirë nga debate mbi ngordhjen e rreth 1 milionë pulave në bashkinë e Durrësit të cilat janë prekur nga gripi I shpendëve.Burime bëjnë me dije se dy subjekte janë prekur nga kjo ngordhje masive e pulave dhe se ato kërkojnë ndihmën e shtetit për t’i groposur. Lidhur me situatën Egnatia neës kontaktoi me shërbimin e mbrojtjes së bimëve dhe të shpendëve në qakun e Elbasanit nga ku konfirmohet se në qarkun e Elbasanit nuk ka asnjë rast të konfirmuar apo të dyshuar me këtë grip tek shpendët edhe pse drejtori I shërbimit veterinar apelon të gjithë fermerët që në rast se konstatojnë shpend të ngordhur në fermat e fyre të kontaktojnë menjëherë përfaqësuesit e kësaj drejtori në mënyrë që të shmanget çdo përhapje e mundëshme. Ndërkohë Ngordhja e rreth 1 milionë pulave deri tani, pritet që të përkeqësojë situatën e çmimeve në treg, mes pasigurisë së qytetarëve për t’i konsumuar apo jo.
Në mesin e një vale të gripit të shpendëve, që ka prekur dy prej pularive më të mëdha në qytetin e Durrësit, çmimi i pulave dhe vezëve në treg është rritur ndjeshëm.Gjatë ditës së sotme, çmimi i pulave në tregjet e kryeqytetit ka arritur deri në 16 mijë lekë të vjetra, nga 10 mijë lekë që është shitur deri disa ditë më parë.
Edhe çmimi i vezëve ka pasur një rritje të ndjeshme, ku një kokër është shitur deri në 35 lekë.Me ngordhjen e shpendëve, ekspertët kanë dhënë disa këshilla për higjienën dhe shëndetin e konsumatorëve.
Sipas tyre, sugjerohet që ushqimet e mishit të shpendëve të llojit pulë të gatuhen në temperatura mbi 70°C dhe vezët po ashtu të jenë të mirëgatuara.Virusi është i ndjeshëm ndaj nxehtësisë dhe dezinfektuesve po ashtu, prandaj praktikat e mira higjienike (dezinfektimi i sipërfaqeve) dhe higjiena personale (larja e duarve) ndihmon në kontrollin e rrezikut.