Punonjësit e Agjencisë së zonave të mbrojtura kanë bërë monitorimin e lagunës së Karavastasë, pas shqetësimit të ngritur për gripin e shpendëve. Grupet e punës kanë shkuar për verifikim në terren, ku janë konstatuar tri shpendë uji të ngordhur, përkatësisht, pulëbardha.
Në vendin ku edhe u gjetën shpendët e ngordhur u bë edhe dezinfektimi i vendit. Sakaq monitorimi nga grupet e punës po bëhet në lagunë dhe zonë përreth në bashkëpunim me punonjësit e Agjencisë së zonave të mbrojtura për shkak të terrenit lagunor.
Për këtë situatë janë ngritur katër grupe punë, që gjithashtu po monitorojnë fermat e shpendëve. Aktualisht nuk raportohet për raste në ferma oborri, apo komplekse mbarështimi me shpengë. Theksohet se është krijuar zona e mbrojtur dhe zona e mbikëqyrur me rreze 3 dhe 10 kilometra ku vazhdojnë monitorimet e përditshme.
