Ka ndërruar jetë 50-vjeçarja e identifikuar si Delina Cera e cila u aksidentuar pasditen e sotme nga një kamion në aksin rrugor Milot – Rrëshen
Kjo e fundit është dërguar në spitalin e Traumës, por nuk ka mundur t’u mbijetojë dëmtimeve që ka pësuar si pasojë e përplasjes.
Drejtuesi i mjetit me iniciale S.L (39-vjeç) është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Kurbin, për veprime të mëtejshme.
“Në aksin rrugor Milot-Rrëshen, në afërsi të një karburanti mjeti tip kamion me drejtues shtetasin S.L., 39 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë ka aksidentuar këmbësoren shtetasen D.C., rreth 50 vjeçe, banuese në Milot, Kurbin, ku si pasojë ka marrë dëmtime dhe është transportuar në spitalin e Traumës Tiranë, në gjendje të rendë. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.