Në një postim në profilin e tij personal në rrjetet sociale kryetari i PD Elbasan Eugen Isaji ka bërë një “mea culpa” kundrejt qytetarëve të Elbasanit. Isaji ka renditur dështimet e partisë së drejtuar nga Lulzim Basha dhe i ka kërkuar ndjesë votuesve të Elbasanit. Eugen Isaji pranon se partia Demokratike nuk është aty ku duhet
” Kërkoj ndjesë që nuk jemi aty ku duhet. Është një situatë si kudo në Shqipëri” – thotë Isaji në deklaratën e tij.
Më tej kryetari i PD i është kundërpërgjigjur edhe atyre demokratëve që i janë bashkuar Sali Berishës.
Eugen Isaji :”Nuk janë demokratë , nuk janë të djathtë, nuk i duhen as dreqit”.
Ai e vazhdon deklaratën e tij me tej duke thënë se “askush nuk flet për rritjen e çmimit te naftës, për hallet e dhe problemet e fermerit, për produktet e shportës, për energjinë elektrike. Askush”!
Mbase dikush duhet ti kujtoj kryetarit të opozitës për një ndër qarqet më të varfër në Shqipëri se së pari të flase është detyrë e partisë që ai përfaqëson, që të ngrejë zërin sa herë shkelen të drejtat e qytetarëve, e sidomos atyre të Elbasanit. Është në fund kjo arsyeja që PD në qarkun e Elbasanit ka marrë vota nga qytetarët , që të ngrënë zërin sa herë të shkelen të drejtat e tyre e jo të dalin të bëjnë deklarata ku pranojnë fajin e deshtimeve pasi tashmë janë bërë shumë të tillë dhe “mea culpa” nuk vlen më.