Hoxhë Shefqet Krasniqi para disa ditësh ka thënë se gruaja e ka vendin në kuzhinë, ndërsa burrat të ulur në dhomë. Kjo deklaratë nuk është pritur aspak mirë nga shumë qytetarë në Kosovë, por jo vetëm. Gjithashtu, janë parë reagime nga ambasadorja e SHBA në Kosovë, dhe së fundmi nga Blero.

Përmes një InstaStory, këngëtari shkruan se është habitur nga kjo deklaratë e Hoxhës dhe sipas tij, kjo është e gabuar.