LUSHNJË – Një grua ka gjetur vdekjen në ambientet e bashkisë së Lushnjës. Mësohet se ngjarja është regjistruar ditën e djeshme, ku 58-vjeçarja Shpresa Cani ka shkuar në zyrat e bashkisë për të pyetur përse i është hequr ndihma ekonomike. Deri më tani thuhet se vdekja ka ardhur nga shkaqe natyrale.
