Një ditë pas protestës së organizuar në Tiranë kundër “Open Ballkan” dhe vizitës së Presidentit serb Vuçiç në Shqipëri, grupimi i Sali Berishës, i njohur si Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit pas orës 13:00 do të shkojë në selinë blu për të zhvilluar mbledhjen e radhës.
Nuk dihet nëse ish-kryeministri do të jetë pjesë apo do të shkojnë vetëm anëtarët e tjerë të komisionit.
Kjo është hera e tretë që grupi i liderit historik të PD-së shkon në selinë blu. Dy ditë pas Kuvendit Kombëtar të 11 Dhjetori, Sali Berisha shkoi në seli ku zhvilloi mbledhjen e parë me 28 anëtarët e komisionit. Incidentet nuk munguan mes grupit të Berishës dhe Bashës.
Hera e dytë që Sali Berisha shkoi në seli, por këtë herë nuk u fut brenda duke qëndruar te shkallët ishte në 18 Dhjetor ku njoftoi rezultatet e referendumit të zhvilluar për shkarkimin e Lulzim Bashës. / Abcnews.al