Konferenca për mediat Edi Rama:

“Më vjen mirë të informoj se kemi nënshkruar një sërrëq marrëvehsjes që janë finalizimi i punës së përbashkët intensive. Këto marrëveshje të firmosura sot janë një realitet i prekshëm nesër, pra me hyrjen e vitit të ri 2022. Marrëveshje për tregun e lirë të punës e cila saksnionon të drejtën e qytetarëve mes tre vendeve për të pasur aklses të barabartë për leje pune dhe qëndrimi. Marrëveshje për sistemin e integruar të sistemit elektronik për ti dhënë mundësi qytetarëve të marrin shërbime të caktuar, duke filluar nga regjistrimi si të pranishëm në vendin tjetër apo me lejen e punës dhe ta bëjnë këtë pa lëvizur nga shtëpia përmes telefonit ose kompjuterit. Marrëveshje në bllok për ti hapur rrugën atyre që ndërveprojnë mes këtyre vbendeve si prodhues, si eksportues, si importues produktesh dhe që kanë një histori të vështirë pritjes radhë, verifikimesh, duke bërë të mundur që nga janari i vitit të ardhshëm të kalojnë lirisht në kufijt pa pasur nevojë që të sigurojnë 3 herë të njëjta dokumenta kur vjen puna me import-eksportin për produktet e tyre bujqësore apo blektorale. Marrëveshja bën të mundudr për herë të parë të celet eksportiu i produkteve blektorale ku përfshihet edhe mes kafshëve të gjalla. Tregtuesi do të funksionojë si nj, është një lajm shum i mirë për ata të fushës blektorale dhe prodhimit të mishit, sepse këtë nuki e bëjnë dot vendet tona në BE. Të gjitha këto janë marrëveshje të cilat janë as më shumë as më pak por marrëveshje të tregut të përbashkët mes vendeve anëtare të BE bazuar në nevojat e fermerëve dhe të tregut të përbashkët rajonal i cili përdoret si alibi nkundër Ballkanit të Hapur por jetësohet vetëm përmes Ballkanit të Hapur. Marrëveshjet janë prova e prekshme e një pakti të thejshtë Ballkani i Hapur është një nismë që shtyn përpara cfarë është dakordësuar në Procesin e Berlinit. Sot ishte e qartë e thënë nga komisionari për zgjerimin e BE, Oliver Varhelyi e mbështet plotësisht Ballkanin e Hapur dhe fton 3 vendet e tjera të na bashkohen. Nisma po merr formë të plotë një jetën e punën e qytetarëve, mbështetja për nismën nga administrata amerikane, nga komisioni evropian dhe nga vendet kryesore të BE. Ta bëjmë rajonin tonë një hapësirë ku funksionojmë për qytetarët 4 liritë themelore të Bashkimit Europian. Në fund të muajit shkurt të vitit të ardhshëm të ritakohemi në Maqedoninë e Veriut për të cuar përpara këtë proces. Të heqim barrierat tarifore, ballkani mos ketë kufij për askënd që do të lëvizë”, tha Rama.