Drejtori i spitalit “Isa Gredza” në Gjakovë, është kërcënuar nga një person ende i paidentifikuar.
Sipas Telegrafit, drejtori i spitalit ka marrë një telefonatë kërcënuese mbrëmjen e kësaj të shtune.
Sipas raportimit të Policisë së Kosovës, i dyshuari ishte revoltuar për shkak se i ishte ndryshuar vendi i punës.
“Me datë 22.01.2022 rreth orës 19:00, viktima (ushtrues i detyrës së drejtorit ekzekutiv të spitalit të përgjithshëm “Isa Grezda”, Gjakove) deklaron se për shkak të ndërrimeve të bëra në repartin e pulmologjisë, i dyshuari i revoltuar për ndryshim e vendit të punës kishte thirrur përmes telefonin viktimën duke i thënë: “Pse ma kë ndrru vendin e punës” , si dhe e ka sharë, pastaj i ka thënë: “Guxo dil tash e mbas në rrugë”, dhe e ka mbyllur telefonin. I dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me urdhër të Prokurorit Kujdestar lirohet në procedurë të rregulltë. Rasti nën hetime”, tha Gjurkaj.
(E.H/Faxweb.al)
