Deputetja Rudina Hajdari seancën e sotme në parlament tha se të rinjtë gjithmonë e më shumë po largohen nga vendi për shkak të korrupsionit dhe mungesës së mbështetjes nga ana e politikanëve.

Ajo theksoi se politikanët vijojnë t’i mashtrojnë në kohë zgjedhjesh që tu marrin votën, ndërsa kanë vënë mafia në qarqe.

“E vetmja rrugë për ta është që të kthehen në emigrim. Ndershmëria nuk është rruga e denjë për të ecur përpara. Juve sot u keni dhënë edhe krimin edhe mafiet që ecin si pronarët e atyre qarqeve me makinat e tyre luksoze ndërkohë që fëmijët tani helmohen në hashash, kokainë, heroinë. I keni mashtruar e prisni që t’i mashtroni në prag zgjedhjesh. Nëse ata s’ju japin votën do t’i hiqni bukën e gojës. Sot qytetarët nuk kanë gjërat më elementare, paguajnë taksën ju shërbejnë juve por nuk kanë gjënë më elementare. Në fshatra të thella nuk ka ende rrugë për të çuar ata që kanë një sëmundje, ata humbin jetën gjatë rrugës kjo u ofrohet me taksat që paguajnë çdo vit”, tha Hajdari.

Top Channel