Patenta do të bëhet nga 400 mijë lekë 800 mijë lekë. Por për karafilin e DPSHTR, të babëziturin në para Blendi Gonxhe kjo nuk do të thotë se qytetarët do të paguajnë më shumë, por do të paguajnë për programin që do t’u ofrohet.

Në një intervistë për Euroneës Albania, Blendi Gonxhe u shpreh se nëse më parë, qytetarët kanë paguar më pak, do të thotë se në kursin e autoshkollës nuk e kanë kryer programin e plotë.

Ai përmendi edhe informalitetin si sfidë në këtë sektor. Argumentat më qesharakë të mundshëm. Blendi Gonxhja shquhet për korrupion dhe abuzime me detyrën, dhe këtë ja u bën peshqesh shqiptarëve të varfër që do të preken direkt. Kujtojmë që rroga e një shqiptari mesatar është 400 mijë lekë. Patenta në Amerikë është vetëm 250 dollarë ndërsa në vendin më të varfër në Europë bëhët 800 dollarë!