Kris Jenner surprizoi ndjekësit e Kardashians gjatë premierës së sezonit të dytë, teksa pranoi se kishte harruar një nga pronat që zotëron. 66-vjeçarja, e cila ka një vlerë neto të raportuar prej 170 milionë dollarësh, u dha shikuesve një vështrim nga prapaskenat e banesës së saj në Beverly Hills.

Asaj iu bashkua edhe vajza e saj Khloe Kardashian, e cila tallej me nënën e saj se ishte aq e pasur sa nuk mbante mend pronat e saj. “Ky është një vend i vogël i lezetshëm nëse mund ta them, por e kisha harruar që ekzistonte. Në këtë vend mblidhen të gjitha dhuratat e Krishtlindjeve.”, tha Kris.

E pasur: Kris Jenner tronditi shikuesit e Kardashians gjatë premierës së sezonit të dytë të së enjtes, pasi pranoi se kishte harruar një nga pronat që zotëron.

Pas kësaj deklarate, shpërthyen komentet në rrjete sociale. Një përdorues i Tëitter-it shkroi: “Dua të jem aq i pasur sa Kris Jenner, sa të harroj se kam një apartament në Beverly Hills.”

E pabesueshme: Kris u bashkua me vajzën e saj Khloe Kardashian, 38 vjeç, në udhëtim, e cila tallte nënën e saj se ishte aq e pasur sa nuk mund të mbante mend portofolin e saj të pronave.
Hapësirë: Kris u dha shikuesve një paraqitje të shkurtër brenda banesës së saj luksoze ndërsa u pa duke pastruar frigoriferin