Tensione në nisje të seancës plenare të ditës së sotme ku do të votohet kërkesa e SPAK, për imunitetin e ish-kryeministrit Sali Berisha.
Garda, e pozicionuar në derën e Kuvendit, nuk ka lejuar deputetët e opozitës, edhe ata që nuk janë të përjashtuar që të futen brenda. Kjo ka krijuar tensione mes palëve. Ndërkohë pak më vonë Garda lejoi që të futen deputetët e opozitës, të cilët nuk janë të përjashtuar.
Sakaq jashtë ambienteve të Kuvendit, janë mbledhur qytetarët, në protestën e cila pritet të nisë pas pak.