Ditën e sotme opozita proteston para Kuvendit teksa në seancën plenare do të votohet për imunitetin e ish-kryeministrit Sali Berisha, pasi SPAK kërkoi një masë më të ashpër ndaj tij, në lidhje me dosjen Partizani.

Ndërkohë deputetët e PS kanë shkuar më herët se zakonisht sot në sallën e Kuvendit, duke marrë shkas nga protesta e opozitës që pritet të nisë pas pak

Ata janë parë duke u futur në sallën e seancave plenare në orën 08:30, ndërkohë Nikolla mbërriti më herët.

Kjo lëvizje e tyre vjen që të mos përsëritet skenari i javës së kaluar, ku u penguan nga demokratët që të futeshin brenda në Kuvend.