Një pishinë 45.5 metra e thellë, me guva artificiale të nënujshme dhe rrënoja majane, struktura më e thellë e tillë në botë, u hap afër Varshavës, këtë fundjavë.

Kompleksi, I quajtur DeepSpot, përfshin edhe një zonë të vogël për zhytësit e pasionuar ku ata mund të eksplorojnë.

Pishina ka 8 mijë metra kub ujë, 20 herë më shumë se një pishinë e rregullt 25 metërshe.

Ndryshe nga pishinat normale, Deepspot, mund të qëndrojë e hapur pavarësisht kufizimeve të koronavirusit në Poloni sepse ajo është edhe një qendër trajnimi që ofron kurse.  Një hotel me dhoma nga të cilat klientët mund të shohin zhytësit të kridhen në një thellësi prej pesë metrash po ashtu është planifikuar.

“Kjo është pishina më e thellë në botë”, thotë drejtori I Deepspot, një 47 vjeçar që vetë është I apasionuar pas zhytjeve.  Rekordin aktual e mbante një pishinë në montegrotto terme, në Itali, me thellësi 42 metra.  Një tjetër pishinë, Blue Abyss, që planifikohet të hapet në Britani në 2021, do të jetë 50 metra e thellë.