Prej mesditës së të dielës qarkullimi ishte bllokuar për shkak të shembjeve të dherave në afërsi të tunelit në Murrizë të Xibrit në Bashkinë e Klosit.

Një masiv i madh dheu u shemb pak metra larg hyrjes së tunelit, duke bllokuar totalisht qarkullimin e automjeteve në drejtim të Tiranës dhe qyteteve të Qarkut Dibër.

Mësohet se pas një pune prej më shumë se 20 orëshe rruga u hap në një sens lëvizjeje.