Policia e Shtetit ka zbuluar detaje rreth arrestimit të Klajdi Buzës, pasi ky i fundit qëlloi me armë zjarri drejt një grupi efektivësh të policisë.
“34-vjeçari Klajdi Buza, me precedent penal në fushën e armëmbajtjes pa leje është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi qëlloi me armë ndaj efektivëve gjatë një operacioni për kapjen e tij”, thuhet në njoftimin e policisë.
Shërbimet e Forcës Operacionale të DVP Tiranë, pas informacioneve të siguruara për një shtetas që mbante armë zjarri në subjektin e tij privat, organizuan aksionin për kapjen e tij. Gjatë ndërhyrjes në Rinas, Klajdi Buza hapi zjarr ndaj Policisë nga brenda biznesit të tij.
Pas neutralizimit, 34-vjeçari u arrestua dhe u shoqërua në ambientet e DVP Tiranë. Në cilësinë e provës materiale, u sekuestrua arma e zjarrit dhe municion luftarak.
Materialet për këtë rast i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme ligjore.
![](https://egnatianews.com/wp-content/uploads/2022/07/WhatsApp-Image-2022-07-21-at-7.14.33-PM.jpeg)