Në takimin e Këshillit Kombëtar të Integrimit pas daljes së progres raportit, Jorida Tabaku bëri përgjegjëse qeverinë pse Shqipëria nuk ka përmbushur kriteret për hapjen e negociatave: demokracia, mirëqenia ekonomike, të drejtat e njeriut janë në përkeqësim. “Ne nuk mund të sajojmë një luftë apo armiqësi të paqena me faktorë të jashtëm ndërkohë që në 8 vite kemi lëvizur pak ose aspak në fushat kryesore.”– u shpreh Tabaku, duke kundërshtuar tezën e Ramës që fajeson BE-në për moshapjene negociatave.
Jorida Tabaku vuri në dukje mungesën e vullnetit dhe të përgatitjes së qeverisë për negociatat me BE, duke nisur që nga fakti se në programin e qeverisë nuk ka asnjë fjali për integrimin Europian të Shqipërisë. “Me keqardhje them se sot nuk ka struktura të forta te ngritura, nuk ka një ekip serioz, ka negociator por që është pa portofol.
Kjo sepse ka retorikë por nuk ka vullnet politik! Nuk ka vullnet politik pasi nuk ka asnjë vizion për të parë Shqipërinë në BE! Dhe këtë vullnet të munguar duhet ta rikthejmë ne këtu. Prandaj ka ardhur koha të heqim dorë nga ballot, medaljet e festat për këtë proces dhe të jemi të sinqertë, të shohim njëri tjetrin në sy dhe të pranojmë që kjo është situata reale, ashtu si e përshkruan raporti!”- u shpreh zonja Tabaku.
Ndërsa Nënkryetari i Komisionit, Taulant Balla, u përgjigj se progresi i bërë nga Shqipëria ishte i qartë ndërsa e hodhi “fajin” tek Bashkimi Europian teksa tha se: Rikthimi në shina i Komisionit teknik mbetet rruga e duhur për rikthimin në shina të procesit të integrimit.
Ndërsa shtoi se që prej anëtarësimit të Kroacisë në BE, i gjithë unioni kishte pasur problematika të brendshme të cilat kishin bërë që të mos mbahej konferenca e parë ndërqeveritare për hapjen e negociatave.
Fjala e plotë nga nënkryetari i Këshillit Kombëtar të Integrimit, Taulant Balla.
Nëse kujtojmë raportin e vitit 2020, Komisioni u shpreh i qartë për plotësimin e kushteve dhe tha se do të mbahej edhe konferenca e parë ndërqeveritare. Ndërsa unë shpresoj që ta mbajë këtë konferencë brenda krishtlindjeve. Ajo që ndryshon është rrethana nëpër të cilat po jepen këto vlerësime pasi Shqipëria ka kaluar në sfida të vëshria sic ishte edhe pandemia.
Ne do e mbështesim propozimin e opozitës për zgjatjen e mandatit të Vettingut në reformën në drejtësi. Nuk dua të ndalem në pika të tjera por dua të komentoj që këtu integrimi tashmë është në dorë të komenteve politike dhe punëve të brendshme politike të shteteve që prej kohës që Kroacia u anëtarësua në Bashkimin Europian.
Rikthimi në shina i Komisionit teknik mbetet rruga e duhur për rikthimin në shina të procesit të integrimit. Në fund të nderuar pjesëmarres se shoh nga komunikimi në video që jemi pothuajse të gjithë edhe pse në raport shihet qartazi arritja sfida është konsolidimi i këtyre arritjeve, por mendoj se do të ishte një shtysë e madhe nëse konferenca e parë ndërqeveritare do të mbahej brenda krishtlindjeve.
(B.V/Faxweb.al)