Kryeministri Edi Rama u shpreh I rezervuar për propozimet e PD-së për ndryshimet kushtetuese por la të hapur dialogun me opozitën. Një dialog që do të jetë vetëm në shqip dhe kurrë më në anglisht.

Edi Rama: “Kushtetuta siç është nuk ka asnjë problem që mund të justifikojë problemet që krijohen nga mosrespektimi I saj.  Së dyti vetëm Biblën e Kuranin nuk mund ta ndryshojmë. Çdo gjë tjetër mund ta ndryshojmë sepse nuk është e shkruar në gurë.

Së treti një reformë e thellë kushtetuese që do të ndryshonte të gjithë arkitekturën konstitucionale të shtetit mund të ketë vend për diskutim por është një ndërmarrje që kërkon angazhim të një natyre tjetër dhe kërkon shumë kohë. Unë në parim jam për ndryshimin dhe se gjithmonë ka nevojë për  ndryshim dhe asgjë nuk është e pandryshueshme.     

Nuk është në vizionin apo qëllimet tona ti hyjmë këtij ndryshimi pasi nuk ka duket ti hyjmë një diskutimi sot, nëse të tjerët kanë ide të kësaj natyre ti diskutojmë. Pastaj biem dakord apo jo është tjetër. Por një gjë do e them në fund. Në këtë vend, të paktën sa të jem unë këtu dialog mes opozitës dhe qeverisë në anglisht nuk do të bëhet më. Nuk kemi pse flasim në anglisht me njëri tjetrin.”

Nga ana e tij ambasadori i BE-se inkurajoi dialogun

Luigi Soreca: “Ne inkurajojmë të dyja palët të ulen në tryezë e të diskutojnë ato tema që vihen për diskutim. Kështu funksionon demokracia. Nëse do na kërkohet asistencë do të shikojmë a është e mundshme dhe do të jemi gati të ndihmojmë të gjithë spektrin politik, siç kemi bërë nga hera”