“Një lajm i mirë për të gjithë ata që e përdorin këtë rruge, të cilët nga sot kanë një pikë kalimi dinjitoze, dhe një mundësi për të kaluar përmes kësaj pike, duke u ndjerë qytetarë të denje të dy vendeve tona. Nuk ka shumë vlerë nëse ne së bashku nuk heqim të gjtiha barrierat. Dy kontrolle nuk shkojnë dhe ne këtë duhet ta ndryshojmë se shpejt. Folëmn me Abazovic, dhe ne do të angazhohemi për të ndërtuar urën që lidh Velipojën me Malin e Zi. Se kuptoj si mund të ndërtojmë urën nëse nuk heqim kontrollet. Duhet të shembim të gjitha barrierat burokratike, identifikimit të njerëzve. Ajo rë të jetë një urë e kalimit të njerëzve nga njëra anë ne tjetrën pa u ndier se po kalojnë nga një shtet në tjetrin. Kjo ndodh dhe ne BE, nuk ka barriera, nuk ka pritje, nuk ka kontroll dokumentash. Nuk kemi nevojë të shpikim gjera të reja, por vetëm të angazhohemi për lirinë e njerëzve, kapitaleve dhe shërbimeve. Këtë e kemi marrë në bazë të procesit të Berlinit së bashku me Vuccicc dhe Zaev. Kjo synon që të gjitha vendet e rajonit tonë, së bashku me Malin e Zi, kKosovën, Bosnjen dhe të gjithë të ndihemi njësoj si në BE. Nuk kemi pse presim për të hyrë nga një vend te tjetri. Pika doganore duhet të na bashkojë dhe më shumë. Uroj shumë që së bashku me qeverinë Malit të Zi, të angazhohemi më tej dhe Mali i Zi t’i bashkohet iniciativës së Ballkanit të Hapur”, tha Rama.